http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Rrjetet sociale kanë gjetur përdorim të përditshëm për shumë çështje në botë dhe përjashtim nuk bën as tregu narkotik. Në SHBA, "Instagram", programi që përdoret për hedhjen e fotove në rrjet, po shfrytëzohet edhe për reklamimin e llojeve të ndryshme të drogës, nga marijuana deri te anfetamina. Pasi shfaqen imazhet në "Instagram", shpërndarësit kontaktojnë me blerësit përmes programeve të tjera të bisedave on line, siç është "WhatsApp"-i. Veç lëndëve narkotike, rrjeti social është përdorur edhe për shitje armësh. Ky rrjet trafikimi është zbuluar nga rrjeti televiziv "BBC", që i ka kushtuar një reportazh kësaj problematike. Pas kësaj, zyrtarët e "Instagram" kanë bllokuar kërkimet që përmbajnë fjalë kyç të caktuara, që lidhen me shitjen e drogës. Kompania "Instagram", e famshme për hedhjen e fotove dhe e përdorur nga miliona njerëz, është në pronësi të gjigantit amerikan "Facebook".
