Surprise Me!

Festa e vakët në kryeqytet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Krejt ndryshe nga një vit më parë e ka gjetur ky 28 nëntor kryeqytetin shqiptar. Dekori ka qenë më i paket se ai i vendosur për 100-vjetorin e pavarësisë, aktivitet festive po ashtu dhe shumë pak njerëz kishin dalë enkas për festë. Duke iu kënaqur motit me diell dhe 4 ditëve pushim për shkak të festave dhe fundjavës, banoret e Tiranës tregojnë se 28 nëntorin e kanë nisur me shëtitje dhe qëndrime në baret e kryeqytetit. Pavarësisht axhendës së ngjeshur të pushtetit lokal për 28 nëntorin, atmosfera e festës së pavarësisë në kryeqytet ishte e vaket. Përgjatë bulevardit kryesor ishin ngritur ekspozita me figura të patrioteve të shquar, grupe artistesh performonin valle të krahinave të ndryshme, ndërsa interesi i qytetarëve ishte i pakët. Ndërsa monumentet kushtuar pavarësisë dhe ngritur enkas në Tiranë për të kujtuar 28 nëntorin e 1912 ishin lenë në harresë. Ndërsa politika edhe këtë përvjetor ka festuar e ndarë. Ndryshe nga mazhoranca që festoi në Vlorë, opozita ka qëndruar në Tiranë ku ka festuar edhe ditën e çlirimit. Demokratët kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve, duke shprehur urime dhe për integrimin e vendit. Sipas axhendës së bashkisë, festimet e 28 nëntorit do të vijojnë deri në orët e mbrëmjes.

Buy Now on CodeCanyon