Surprise Me!

Rreziku nga zhvlerësimi i "Standard And Poor's" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Zhvlerësimi që agjencia prestigjioze "Standard And Poor's" i bëri ekonomisë shqiptare ishte i paralajmëruar dhe një sinjal alarmi që duhen marrë masa urgjente për rikthimin e besueshmërisë së financave, në sytë e investitorëve. Për zëvendës ministrin e Financave, Erjon Luçi, efektet e një zhvlerësimi të tillë lidhen me vështirësitë që do të hasen në tregjet financiare për të marrë borxh. Në argumentet e saj, agjencia thotë se zhvlerësimi erdhi pas rritjes së fortë të borxhit publik, i cili në fund të vitit pritet të shkojë në 67%. Por, qeveria shqiptare është në fazën përfundimtare të marrëveshjes me FMN, një marrëveshje e cila pritet të zbusë efektet e zhvlerësimit. Nota negative do të thotë rritje e rreziqeve financiare. Shqipëria ka marrë borxh, nëpërmjet një "Eurobond"-i në tregjet ndërkombëtare, çdo do të thotë se pas këtij zhvlerësimi mund të rishikohen normat e interesit me tendencë rritje.

Buy Now on CodeCanyon