Surprise Me!

Si do të taksohen pagat dhe bizneset - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ndryshimi kryesor është tatimi mbi pagën, në të cilin, pritet të favorizohen rrogat nën 90 mijë lekë në muaj, dhe të penalizohen ato mbi këtë kufi. Nga ana tjetër, ministria e Financave ka dy skenarë për të rritur taksën e qarkullimit të automjeteve, një taksë që aplikohet mbi karburantin. Një variant është që taksa mbi naftën të rritet serish me 5 lekë ndërsa për benzinën me 4 lekë, ndërsa varianti i dytë është me 7 lekë për të dyja. Kjo ndërhyrje pritet të shoqërohet me rritje të çmimit të karburantit, minimalisht me 5 deri në 7 lekë për litër. Ndërsa të gjithë ata që kanë një shtëpi të dytë, do të paguajnë dyfishin e taksës së pasurisë që paguajnë aktualisht. Ekspertet janë në një mendje për sa i përket rritjes, por ata nënvizojnë se çdo ndryshim duhet të jetë i harmonizuar mes individit dhe biznesit. Nga ana tjetër ministria e Financave ka në plan që të ndryshojë edhe tatimin mbi vlerën e shtuar, për një sërë shërbimesh: në arsim, hoteleri dhe shëndetësi, por ajo që ndikon direkt në jetesën tone është tatimi mbi produktet bazë të jetesës, si sheqer, vaj, oriz etj. Pjesë e ndryshimeve janë edhe taksat mbi biznesin. Kategoria e biznesit të madh pritet të paguajë më shumë tatim-fitimi. Nga këto rritje taksash qeveria parashikon të mbledhë rreth 18 miliardë lekë më shumë. Por këto ndryshime janë skenarët e ministrisë së Financave, të cilat pritet të miratohen në qeveri, ndërsa zyrtarizimi i tyre varet edhe konsultimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Buy Now on CodeCanyon