Surprise Me!

Invalidët do të dalin serish para komisionit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 10 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuar kërkojnë rikomision në muajin janar për çdo invalid. Pas abuzimeve që po zbulohen çdo ditë në skemën e aftësisë së kufizuar dhe ndihmës ekonomike, ata që vërtet duhet të përfitojnë pagesën propozojnë daljen edhe një herë në kemp të çdo personi. Por, edhe me rregullat e tanishme të marrësh këtë librezë invaliditeti nuk është kaq e lehtë sa duket. Abuzuesit kanë kaluar të paktën tre filtra kontrolli për t'u quajtur persona me aftësi të kufizuar. Kryetarja e Shoqatës së para dhe tetraplegjikëve, Mybere Prizreni, na tregon se dokumentet duhet të kenë të paktën tre vula, të rinovohen çdo vit në njësinë vendore dhe dalja në kemp bëhet çdo tre vjet. Shërbimi social pret të ulë në masën 20% numrin e personave në të dy skemat, që aktualisht është rreth 260 mijë. Por, sipas shoqatave termi person me aftësi të kufizuar është shumë i gjerë, duke lënë hapësirë për abuzime. Përveç kësaj ka edhe persona që kanë dëmtim të përkohshëm, por pasi fitojnë statusin nuk dalin më nga skema edhe pse bëhen të aftë për punë. Një person me aftësi të kufizuar merr në muaj rreth 36 mijë lekë të rinj. Ndaj për abuzuesit shifra është e konsiderueshme, pasi Nderkohe edhe mund të bëjnë një punë tjetër. Nga verifikimet e grupit të punës, pjesa më e madhe nuk kanë kaluar në kemp, madje nuk kane patur dosje fare. Fondi për ndihmën dhe aftësinë e kufizuar këtë vit ka qenë 17.5 miliardë leke, nga të cilat të paktën 3.5 miliardë janë dhënë padrejtësisht. Për vitin e ardhshëm ky buxhet llogaritet në 20 miliardë leke, fond që pritet të mbulojë pa vonesa pagesat e këtyre kategorive që aktualisht kanë deri edhe pesë muaj pa i marrë.

Buy Now on CodeCanyon