Surprise Me!

Studimi, a mund të parashikohet ataku kardiak? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />A mund te parashikohet ataku kardiak? Ekspertet e institutit për kërkime në Kaliforni thonë se kjo është e mundur. Gjatë vëzhgimit të një grupi prej 111 personash, 79 prej të cilëve kanë pësuar një atak, është vërejtur se në pjesën dërrmuese të rasteve, janë gjetur gjurmë të qelizave që i përkasin mureve të enëve të gjakut. Sipas profesor Peter Kun, rezultati i këtij vëzhgimi i çon studiuesit në një tjetër pyetje, nëse është e mundur që gjurmët e këtyre qelizave të gjenden në ata persona qe rrezikojnë të pësojnë një atak. Nëse kjo do të arrihej, thekson profesor Kun, atëherë zbulimi ynë do të ishte i jashtëzakonshëm, pasi do të mund të parandalonim atakun kardiak që në fazat e tij të hershme. Nderkohe eksperte te fondacionit "British Heart" theksojnë se ky zbulim do të ndryshonte krejtësisht dhe mënyrën sesi kurohen pacientët që rriskojnë ose kanë pësuar një atak kardiak.

Buy Now on CodeCanyon