Surprise Me!

Prokuroria pushon çështjen, "minifutbolli" i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Prokuroria ka pushuar përfundimisht çështjen për kombëtaren e Futsalles, e cila përpara një viti u dënua nga Komisioni i Etikes për trukim në sfidën Shqipëri-Zvicër, e përfunduar me rezultatin 2-8. Pas një relacioni nga UEFA, Federata Shqiptare shkarkoi dy trajnerët e kombëtares ndërsa çështjen e dërgoi në prokurori, por kjo e fundit mbylli çështjen për mungesë provash. Për ish-teknikun e kombëtares, Alban Hasani, gjithçka ka qenë një inskenim i drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit për ta larguar nga detyra. Kjo nuk është hera e parë që prokuroria shqiptare heton një ndeshje apo skuadër nisur nga dyshimet për trukim, por deri tani nuk ka pasur asnjë të dënuar. Vitet e fundit në zyrat e federatës shqiptare të futbollit kanë ardhur shumë dosje nga UEFA me takime të superligës, por që gjithmonë ato mbeten në kuadrin e dyshimeve për trukime.

Buy Now on CodeCanyon