Surprise Me!

Pas Everestit në Kili, sfida e re e alpinistëve shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Pas pushtimit të majës më të lartë të botes në vitin 2012, Everestit, 8848 metra, alpinistët shqiptarë kanë nisur në 13 janar një tjetër ekspeditë të vështirë. Synimi i Ibrahim Haçkajt 65 vjeç, Florian Haçkaj, 30 vjeç dhe Mateo Begeja, 20 vjeç që janë duke pozuar në një prej kampeve në Ande, është pikërisht ngjitja e flamurit shqiptar në majën e Akonkaguas, plot 6962  metra. Kjo majë, e cila ndodhet mes Kilit dhe Argjentinës është më e larta e Amerikës Latine. Xhimi Begeja, kryetar i Shoqatës së Alpinisteve, si dhe pjesëmarrës në pushtimin e Everestit tregon vështirësitë e ekspeditës. Tre alpinistet shqiptar kishin nisur përgatitjet prej disa muajsh për ketë ekspedite, e cila mbështetet edhe nga rrjeti i supermarketeve "Conad". Një video e 65-vjecarit Ibrahim Hackaj dhe djalit te tij Florian tregon pushtimin e majës më të lartë në Zvicër "Domi", 4545 metra mbi nivelin e detit në muajin shtator, si një faze stërvitje. Maja e Akonkuagas pritet të jetë e pesta nga 7 majat e kontinenteve që pushtohet nga alpinistet shqiptar. Ata kanë arritur të ngjiten në Mont Blanc, El Brus, Kilimanxharo dhe Everest pasi alpinizmi e ka një mesazh për këdo që e dashuron këtë sport.

Buy Now on CodeCanyon