Surprise Me!

"21 janari", Rama: Reforma në drejtësi, ultimatum - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Në homazhet për 21 janarin, për drejtësinë ka folur edhe Edi Rama, gjatë një takimi me familjarët, i pari i organizuar në ambientet e kryeministrisë. Si kryeministër i Shqipërisë, Rama ka premtuar një qasje të re ndaj qytetarëve e protestave por edhe një ndryshim rrënjësor të sistemit të drejtësisë. "Por me e rënda, e më fyesja që nuk ka ndryshuar për Shqipërinë në mes të Evropës është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë, ku përvëlohen të varfrit të dobëtit, të pambrojturit, ferri ku përpëliten nënat që kërkojnë hakun e djemve të vrarë, fëmijët që shohin të lirohen kriminelët që çuan baballarët në dhe. Ferri ku treten shpresat e shqiptarëve për barazi para ligjit e përqeshet një Shqipëri e tërë, mes ligjeve të shkruara dhe ligjësive të imponuara nga një pushtet drejtësie që tërë bota e sheh kërcënim antidemokratik për vendin, koha nuk pret, por shqiptarët nuk kanë më durim. Reforma e drejtësisë është imperativi i kohës, vendosja e saj në binarët e ligjit është ultimatumi i popullit sovran. Shqiptarët e kërkojnë me ngulm". Duke sfiduar shiun, familjaret e katër viktimave të 21 janarit, kryeministri Edi Rama, ministra e deputetë socialistë të cilët kanë nderuar kujtimin e Ziver Veizit, Aleks Nikajt, Faik Myrtajt e Hekuran Dedes duke vendosur lule në vendet ku ata u vranë 3 vjet më parë e ku tashmë janë vendosur 4 memoriale bronzi në nderim të tyre. Për herë të parë homazheve iu është bashkangjitur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në 2011-ën ka qenë pjesë e qeverisë Berisha

Buy Now on CodeCanyon