http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Reshjet e shiut dhe përmbytjet, duket se janë vetëm fillimi i këtij dimri që do të mbërthejë Shqipërinë në pjesën e tij të fundit. Sinoptikanët e Institutit të Gjeo-shkencave parashikojnë që java në vazhdim të sjellë reshje të dendura të dëborës dhe mot të acartë. Vangjel Mustaqi, nëndrejtori i Institutit, në rolin e meteorologut na sqaron se edhe parashikimet afatgjate flasin për muaj reshjesh në Shqipëri. Kjo është qendra kombëtare për parashikimin dhe monitorimin e rreziqeve natyrore. Në bashkëpunim me emergjencat në Itali, këtu parashikohet të paktën 36 ore para, sasia e reshjeve dhe zonat që rrezikohen të përmbyten. Edhe të premten Lezha është zona që rrezikon serish përmbytje nga reshjet e shiut. Brenda një jave në zonën e përmbytur kanë rënë 260 milimetër shi, shifër e konsiderueshme në një kohë kaq të shkurtër. Megjithatë sinoptikanet parashikojnë një fundjavë të qetë me mot të kthjellet, të paktën deri nga e hëna.
