Surprise Me!

Reformë në dogane, "Crown Agent" do të shtojë të ardhurat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kompania "Crown Agent" që do të ndihmojë qeverinë shqiptare të mbledhë më shumë para në dogana do të kryej rreth 450 kontrolle në muaj me qellim shmangien e praktikave abuzive. Një ekip prej 12 pjesëtarësh do të jenë në terren çdo ditë për të ushtruar kontrolle në gjithë sistemin, me qellim zbulimin e mashtrimeve. Gjatë prezantimit të ekipeve nga kjo kompani kryeministri Edi Rama tha se "Crown Agtent" do të ndikojë në mbledhjen e rreth 90 milion eurove më shumë gjatë 2014. Sipas Kryeministrit, paralel me punën që do të bëjë kompania britanike, do të kryhet një reforme e thellë në administratë me qellim që të përmirësohet imazhi i doganierit. Marrëveshja me kompaninë që do të formoje asistencë teknike u miratua mes debatesh të forta të opozitës, pasi buxheti i shtetit do të shpenzojë 8.5 milion euro për dy vjet, ndërsa ajo është përjashtuar nga taksat dhe tatimet për aq kohë sa do të operojë në vendin tonë.

Buy Now on CodeCanyon