Surprise Me!

Pasojat e hemorragjisë cerebrale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 5 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Një studim i fundit tregon se femrat kanë një cilësi më të dobët jete, pasi kalojnë një hemorragji cerebrale. Kërkimi i shkencëtarëve amerikanë, i publikuar në revistën "Neurologjia", është kryer duke shqyrtuar gjendjen mendore dhe fizike të rreth një mijë e 400 pacientëve, të cilët kishin kaluar këtë problem shëndetësor. Nga vëzhgimi u pa se femrat kalonin më shumë në gjendje depresive dhe ankthi, si dhe ndjenin vazhdimisht dhimbje e siklet.Sipas mjekëve, kjo lloj gjendjeje bën që të shtohen mundësitë që femrat të kalojnë një goditje tjetër të rëndë dhe fatale. Megjithatë, tashmë, njerëzit kanë më shumë mundësi që t'i mbijetojnë hemorragjisë cerebrale, si pasojë e zbatimit të masave parandaluese dhe përmirësimit të trajtimeve mjekësore. Hemorragjia cerebrale është një sëmundje që vjen nga bllokimi i qarkullimit të gjakut në tru, që sjell edhe vdekjen e qelizave në pak minuta.

Buy Now on CodeCanyon