Surprise Me!

Hakerat, me strategji të re për vjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Skandalet e Wikileaks-it dhe ai i përgjimeve, kanë vërtetuar faktin se tashmë lufta e vërtetë bëhet për informacionin. Specialistët e sigurisë në internet "Claudflare" kanë ngritur shqetësimin se piratët e kompjuterave, po përgatisin një strategji të re për të vjedhur të dhënat personale nga kompjuterat tuaj. Mënyra e sulmit përqendrohet te "dobësimi i rrjetit të kohës", që sinkronizon orët e kompjuterave dhe gjendet në të gjitha pajisjet personale. Ky rrjet i njohur si "NTP" ka një siguri të dobët. Ai mbingarkohet me informacion nga hakerat, deri në momentin që kompjuteri ynë bllokohet. Në këtë moment mund të ndodhë vjedhja e informacionit. Sipas shefit të sigurisë "Claudflare", ekspertët në kompaninë e tij kanë matur që niveli i këtij sulmi ka arritur deri në 400 gigabit për sekondë. Deri më tani, pjesa më e madhe e sulmeve ka ndodhur në disa servera në Evropë. Ekspertët sugjerojnë, që në momentin kur gjendeni përballë një bllokimi të tillë, duhet të shkëputet lidhja me internetin ose të fikni kompjuterin.

Buy Now on CodeCanyon