http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në mesnatën e datës 2 mars, '97, u dogj "Koha Jonë". Njerëz të panjohur, pasi rrethuan oborrin e gazetës, bastisën zyrat e saj, rrëmbyen arkivën dhe pasi shkatërruan objektet dhe kopjuterat, në fund, i vunë flakën.

Dy punonjës të saj u arrestuan dhe pasi u dërguan në qeli, u rrahën mizorisht nga persona të cilët mbetën të paidentifikuar.
Kishte vetëm pak orë që ishte ishte vendosur gjendja e jashtëzakonshme dhe Sali Berisha po bëhej gati të rizgjidhej për herë të dytë president, ndërkohë, që vendi rrezikohej seriozisht nga një luftë civile.

Por kjo histori dramatike, e parë sot, 17 vjet më pas, ngre ende të njëjtat pyetje: Cilët ishin përgjegjësit e një akti të tillë? Sa rol luajti kjo ngjarje në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit? Cili ishte roli në tragjedinë e marsit 1997, me pozicionimin e skajshëm dhe titujt bombastik të kësaj gazete në një raport përplasjeje gjashtë vjeçare me qeverinë autoritare të asaj periudhe që filloi me burgosjen e gazetarëve e përfundoi me djegjen e saj...