Surprise Me!

Kosto e shërbimit shëndetësor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Për herë të parë sistemi shëndetësor ka arritur të nxjerrë kostot e dy prej shërbimeve që ofron. Dy paketat e para janë ato të dializës dhe transplantit të veshkës. Një person që kryen dializë i kushton buxhetit të shtetit në një vit rreth 11 mijë euro, ndërkohë që për vite me radhë spitaleve private i është dhëne për këtë shërbim 14 mijë euro. Nga 72 euro që ka dalë kosto e këtij procesi në shtet, në privat ajo është blerë me 90 euro. E njëjta gjë edhe për transplantin e veshkës, ku në total ka pasur 50. Nëse në spitalet private, shteti ka paguar mbi 11 mijë euro, kosto reale e tij shkon rreth 8500 euro. Ndaj blerja e shërbimeve shëndetësore në privat tani do të bëhet me tender. Në Shqipëri marrin shërbimin e dializës 900 persona nga të cilët 300 në shtet. Kontraktimi i shërbimeve te privati do të behet me rregulla të mirëpërcaktuar dhe do t'i nënshtrohet auditit. Ministri i Shëndetësisë pohoi se ka nisur shlyerja e borxheve ndaj biznesit. Për vite me radhë kostot e shërbimeve shëndetësore nuk janë përllogaritur, duke i blerë ato te spitalet private me vlera edhe 30% më të larta për çdo pacient. Në total shteti ju ka dhëne privateve në një vit mbi 150 mijë euro më shumë se kostot reale të pacienteve të dializës. Si argument për mungesën e kostifikimit është përdorur vështirësia për të mbledhur me saktësi çdo material mjekësor që përdorej për këto shërbime. Në fakt kostot e dy prej tyre dolën për 3 muaj dhe ato pritet të pasohen nga dy kostifikime të tjera brenda pak kohesh.

Buy Now on CodeCanyon