http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Rikonstruktohet një nga rrugët problematike dhe burim aksidentesh në veri të vendit, segmenti Milot - Lezhë. Pas një financimi prej 4 milion dollarësh, në këtë rrugë është rihedhur shtresa e asfaltit si dhe është vendosur sinjalistika e duhur. Gjate inspektimit të rrugës Ministri i Transporteve e Edmond Haxhinasto paralajmëroi ndëshkime për ata që dëmtojnë sinjalistikën. I pyetur për ndërprerjen e punimeve të një prej segmenteve me problematike në qarkun e Lezhës, rrugën e Torovicës, Ministri Haxhinasto deklaroi se ky segment është planifikuar vetëm për mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje të plotë.
