http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Edhe pse kanë kaluar 24 vite nga rënia e sistemit komunist në Ballkan dhe 15 vite që kur Kosova fitoi lirinë, në brezin kufitar të sajin me Shqipërinë ende gjenden gjurmë të perdes së hekurt që ndante jo vetëm dy shtete armike mes tyre, siç ishin Shqipëria dhe ish-Jugosllavia dhe më vonë Serbia, por dhe dy fshatra shqiptare, motrën nga vëllai, nipin nga daja e kështu me radhë. Këta që ende quhen piramida sjellin kujtime të trishta të banorëve të cilët si kudo në brezin kufitar edhe në Shishtavec të Kukësit.Tashmë që Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur ka një realitet krejt tjetër në kufi. Simbolet që ndanin në dy pjesë të njëjtin komb po mbulohen nga harresa dhe kufiri është thjeshtë një vijë formale që banorët nuk i vënë më rëndësi dhe kalojnë pa më të voglin shqetësim. Tashmë lidhjet shpirtërore, ekonomike dhe lëvizja e lirë sjellin vetëm dobi.Në vijën ndarëse administrative mes tyre Kosova dhe Shqipëria kanë 128 km, me 6 pika të kalimit kufitar, ku përdoret vetëm dokumenti I identifikimit gjatë kalimeve të kufirit. Kurse për banoret e brezit kufitar që kanë prona andej dhe këndej kufirit tashmë ai është një vijë inekzistente.
