http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kapiteneria shqiptare e porteve ka festuar 100-vjetorin e krijimit të saj, një ditë e shënuar kjo për detarët, drejtuesit e kapitenerive si dhe të punësuarit në mjetet lundruese. Pavarësisht se sot flota tregtare shqiptare, ose e thënë ndryshe anijet me flamur shqiptar janë shumë të pakta, shumë drejtues të vjetër, marinarë, kapitenë anijesh etj, kanë marrë pjesë në ceremoninë modeste që ka zhvilluar drejtoria e Përgjithshme Detare me këtë rast.
