Surprise Me!

Elbasan, digjen nënë e bir - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kjo është ajo çka ka mbetur nga zjarri që ra mbrëmë vonë në periferi të Elbasanit ku jetojnë disa familje të komunitetit rom. Si pasojë e flakëve që përfshiu njërën prej 3 banesave të ndërtuara me dërrasa, një i mitur 7-vjeçar dhe nëna e tij gjetën vdekjen, ndërsa i zoti i shtëpisë Edmond Seferi ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e qytetit. Sipas ekspertëve, shkak për rënien e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka djegur njërën prej 3 banesave dhe më pas flakët janë përhapur duke i shkrumbuar të gjitha ato. Për t'ju ardhur në ndihmë 8 personave që rrezikoheshin nga flakët kanë mbërritur zjarrfikëset dhe banorë të zonës, të cilët nuk kanë mundur dot të shpëtojnë jetën e Kristianit dhe nënës së tij, Lumturies. Të ndihmuar nga materiali prej së cilës ishin ndërtuar këto banesa të vjetra, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka përpirë gjithçka. Të mbetur në qiell të hapur, këta njerëz kërkojnë ndihmë nga shteti për tu strehuar diku. Ky është rasti i dytë brenda pak javësh që shënohen viktima nga zjarri në Elbasan. Muajin e kaluar, një çift pleqsh nga fshati Mlizë vdiq nga flakët, ndërsa zjarri në dhomën e ndenjës së tyre ra nga pakujdesia si pasojë e lënies së bombulës së gazit hapur.

Buy Now on CodeCanyon