http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tha sot se për integrimin euroatlantik të Kosovës është me shumë rëndësi forcimi i bashkëjetesës ndëretnike. Zoti Meta foli, për mediat pasi priti në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Sllobodan Petroviç, i cili është përfaqësuesi më i lartë i pakicës serbe në qeverinë e Kosovës. Kryeparlamentari Meta tha gjithashtu se vendet e Ballkanit duhet t'i trajtojnë pakicat kombëtare, sipas standardeve europiane. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Petroviç nënvizoi se dy vendet tona janë në një rrugë të përbashkët drejt integrimeve.
