http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Në varrezat e Cërrikut nuk ka më asnjë vend për të vdekurit e këtij qyteti apo fshatrave përreth. Sipërfaqja prej 6,5 hektarë është mbushur e gjitha me varre dhe sipas kryetarit të bashkisë, duhet një ndërhyrje urgjente e ministrisë së Bujqësisë apo e pushtetit lokal për të caktuar një parcelë të re, ose për të shpronësuar pronarët e tokës ku janë vendosur varrezat.