http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Holanda, një prej vendeve skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian, shprehet optimiste për axhendën e reformave të qeverisë shqiptare, megjithatë kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Interesimit të "Vizion Plus" për qëndrimin e Holandës për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme holandeze i janë përgjigjur se vlerësimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas publikimit të Progres Raportit të Komisionit Europian, në qershor të këtij viti.