Surprise Me!

Tahiri sqaron "Divjakën" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për të dytën ditë radhazi ka dalë në një konferencë për shtyp për avionin e rrëzuar në Divjakë, kësaj radhe për të konfirmuar rolin e avionit në trafikun e drogës. Sipas Tahirit drejtuesi i automjetit, 35-vjeçari Sajmir Bajrami që drejtonte automjetin me 460 kilogramë lende narkotike dhe 27 mijw euro, dhe piloti italian i avionit Giorgio Riformato erdhën në Shqipëri në të njëjtë  ditë nga Italia, madje piloti kishte dhe precedentë penalë. Ndërkohë Tahiri ka sqaruar se aktualisht i gjithë dokumentacioni me lejet e fluturimit dhe intenerarin e avionit të kapur është sekuestruar nga policia dhe është bërë pjesë e hetimit. Sipas Tahirit sistemi i monitorimit nw të gjitha pikat kufitare të vendit është 24 orë aktiv. Por ndërkohë që pjesa e parë e konferencës iu kushtua detajeve të aksionit, vazhdimin e konferencës Tahiri e ka rezervuar për t'iu përgjigjur akuzave politike të opozitës. Ministri i Brendshëm tha se opozita po tenton të nxisë krimin me deklarata abrusrde. Ai ka akuzuar institucionet e rendit se deri dje flinin gjumë pasi droga trafikohej, por nuk kapej.

Buy Now on CodeCanyon