http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Nëse do të duhet që të flasim për gjuhë, patjetër që këtu do të nënkuptohen dialektet, nga të cilat ka prejardhjen vetë gjuha. Dhe pikërisht ky ka qenë edhe qëllimi i një monografisë "Gjirokastra/ Vështrim Historik, gjuhësor, etnologjik" të shkruar nga Mimoza Karagjozi, të nxjerrë në pah fjalët e vjetra të shqipes në zonën e Gjirokastrës dhe rrugën e tyre deri më sot. Vetë autorja thotë që të mos i humbasim kurrë fjalët e vjetra, por t'i ruajmë ato si thesarin më të çmuar, e disa të tilla tashmë janë shpëtuar pasi kanë mbetur të shkruara në këtë vepër. Profesor Gjovalin Shkurtaj na thotë se vepra ka vlera të veçanta për të folmen e zonës së Gjirokastrës. Rëndësia e dialekteve nuk është vetëm që të shpëtojë gjuhën, por në shumë raste e kemi parë si një tregues të identitetit të shumë vendeve.