http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Çdo vit që kalon ata ish- të përndjekur politikë që nuk kanë mundur të përfitojnë asgjë nga dëmshpërblimi i viteve të burgut rrezikojnë të mos e gëzojnë atë për shkak të moshës së thyer. Për t'i dhëne zgjidhje këtij problemi, qeveria ka ngritur një grup pune i cili ka propozuar disa ndryshime ligjore. Ish-të përndjekurit politikë femra dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda do të jenë të parët që do marrin lekët e dëmshpërblimit.
