Surprise Me!

Valbona hap sezonin turistik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Në parkun kombëtar të Valbonës është çelur sezoni turistik për këtë zonë në një ceremoni ku kanë marrë pjesë autoritetet lokale si dhe turistë nga vendi dhe të huaj. Kryetari i komunës Margegaj ku bën pjesë kjo zonë turistike tha se problem mbetet rruga e pa përfunduar çka mund të ndikojë negativisht tek turizmi. Ndërsa prefekti i qarkut të Kukësit, Safet Gjici tha se do të kërkojë në qeveri shtrimin me asfalt të 11 km rrugë që të çon në Valbonë. Ndërkohë, kreu i qarkut Ibsen Elezi tha se një bashkëpunim shumëpalësh do të ndikojë shumë pozitivisht në zhvillimin e sektorit të turizmit në Valbonë dhe pikat e tjera turistike në qarkun e Kukësit. Nga ana e tyre, banorët e Luginës së Valbonës, kanë shtuar kapacitetet e tyre,për akomodimin e turistëve. Çelja e sezonit turistik është shoqëruar me prezantimin e kulturës, traditës dhe zakoneve të banorëve të kësaj zone, ndërkohë që është promovuar edhe turizmi ujor, në liqenin e Fierzës, i cili realizohet përmes mjeteve lundruese. Parku kombëtar "Lugina e Valbonës" ndodhet në rrethin e Tropojës, 25 deri 30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Dhe ka një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh. Lugina nis nga Qafa e Valbonës, në perëndim, dhe përfundon në luginën e Drinit, në jugperëndim, pranë digës së hidrocentralit të Fierzës.

Buy Now on CodeCanyon