Surprise Me!

Koncesionarët e makinave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Të flasim sot për shitje të makinave të reja për shumë prej jush mund t'ju duket se po flasim për gjëra luksi, por po ta shohim pak më gjerë kjo industri ka nisur të shkurtojë vende pune për shkak të krizës financiare. Shkaqet janë dy, rënia e fuqisë blerëse si dhe politikat e gabuara fiskale të qeverisë.Viti 2013 konsiderohet si më negativi në tregun e automjeteve. Duke ju referuar të dhënave nga koncesionarët numri i makinave të reja të shituara një vit më parë, arrin në 1420. Ndërsa numri i makinave të përdorura arrin në 44 mijë. Kjo do të thotë se markat me më pak treg janë drejt falimentimit.Aktualisht, tregu formal i automjeteve ka shënuar rënie nga viti në vit, ndërsa ai informal po rritet çdo vit. Ndaj kërkesa kryesore e koncesionarëve drejtuar qeverisë është formalzimi i tregut.Tregu i makinave të reja e mori goditjen në vitin 2011, kohë kur qeveria hoqi taksën e makinave të përdorura, duke stimuluar hyrjen në treg të automjeteve të vjetra. Kjo politikë në plan të parë duket ekonomike, por në fakt ajo është ë dëmshme për shëndetin.

Buy Now on CodeCanyon