http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Shqipëria do të luajë sot miqësoren e radhës teksa do të jetë mysafire në Budapest për t'u përballur me Hungarinë. Pas humbjes në Zvicër 0 me 1 kundër Rumanisë, kuqezinjtë përballen këtë herë me një kundërshtar i cili i ka nxjerrë shumë probleme, Shqipërisë sa herë që janë ndeshur. Duke qenë se është vetëm një test miqësor trajneri De Biasi do të provojë te eksperimentojë me formacionin, pak a shumë sikurse ndodhi edhe në ndeshjen me Rumaninë pak ditë më parë.