http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kjo është një matematikë e klasës së gjashtë dhe ky tjetri një tekst i klasës së shtatë, në shkollën Lidhja e Prizrenit në Tiranë. Nëse i shfleton të dy librat gjen të njëjtët kapituj mbi të njëjtat tema mësimore, që lihen përgjysmë në një vit mësimor për të rinisur në tjetrin. Ky është i ashtuquajturi mësim spiral që përdoret ende në sistemin tonë parauniversitar. Nxënësi mbingarkohet me shumë koncepte, që i merr në mënyrë sipërfaqësore, përmendësh. Një nga mësueset e kësaj shkolle na tregon, se mbingarkesa e teskteve mësimore, krijon boshllëqe tek nxënësit dhe i le ata pasive gjatë orës së mësimit. Kjo metodologji mësimore ku teoria është në plan të parë dhe nxënësi nuk bëhet pjesë e lendes, do të ndryshojë me reformën në sistemin parauniversitar. Ajo do të nisë në shtator, fillimisht me klasën e parë dhe të gjashtë, si dy momente ku nxënësi kalon në një nivel të ri studimi. Tekstet do të kenë më pak fluks njohurish dhe më shumë praktikë.
