http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Nga kjo e mërkurë të gjithë te rinjtë shqiptarë që vendosin të kryejnë studimet e tyre në Itali nuk do të kenë nevojë të paraqiten në Ambasadë për marrjen e dokumenteve përkatëse. Për të kryer këtë veprim ata mund t'i drejtohen Postës më të afërt postare në qytetin ku banojnë. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Ardit Çela theksoi se ky projekt do t'i vijë në ndihmë studentëve. Nga ana tjetër ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gianin, u shpreh se ky bashkëpunim është në të mirën e qytetarëve. Legalizimi i dokumenteve do të kryhet nëpërmjet shërbimit postar ekspres të brendshëm dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit të Postës Shqiptare me Ambasadën e Italisë.
