Surprise Me!

Basha: Dështimet në 300 ditë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />300-ditshi i qeverisjes Rama ka qene kryefjala edhe gjate turit te kryetarit te Partisë Demokratike ne Gjirokastër dhe Delvine. Sipas Bashes situata ne Shqipëri vetëm është përkeqësuar këto dite ne te gjithë sektorët, siç janë ekonomia, punësimi shëndetësia apo siguria. "Një qeverisje e cila po zvarritet drejt 300 ditëshit të parë, por që shqiptarëve po u duket si 3 shekuj. Vende pune nuk kanë hapur, vende pune janë mbyllur. A është përmirësuar shëndetësia ?! A paguajnë më pak shqiptarët për shëndetësinë ?! A ndihen më të sigurte shqiptarët 300 ditë pas premtimit absurd për të rikthyer diçka që e gjetën që ishte rendi publik ?! Ky premtim i marrë po i ndjek si hakmarrje në çdo fushë duke filluar me statistikat e vrasjeve që janë më keq se para një viti, të grabitjeve, të daljes përsëri të maskave të vjedhjeve, kërcënimeve ndaj pronës ndaj personit", tha Basha. Me tej Basha i cili merr pjese ne procesin e zgjedhjeve te reja brenda Partisë Demokratike ka kërkuar ribashkim te demokrateve dhe zgjedhje te njerëzve me te mire ne postet drejtuese.

Buy Now on CodeCanyon