http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ai ështe një nga emrat më të shquar të filatelisë Shqiptarë. Gjithkush e njeh Thimi Nikën, 65-vjeçari nuk u ka mjaftuar vetëm më koleksionin e pullave postare, as me pikturat më të vjetra të koleksionuara prej tij. Një degë tjetër e filatelisë nisi ta josh atë shumë vite më parë, pikërisht maksimofilia, koleksionimi i një kartoline e pulle postare të njejtë. Në koleksionin e maksimofilisë përmend shumë prej pikturave të artistëve të mëdhenj, të hershme, të realizmit socialist etj. E gjitha ka të bëjë me histori, kulturorë dhe një pjesë shpirtërore që Thimi Nika i ka dhënë çdonjërit prej koleksioneve. Artet pamore e kanë tërhequr kudo herë Thimi Nikën, i pasionuar pas të koleksionuarit ai ka ndër mend që të gjithë këtë pasuri shpirtërore t'ia lerë nipit të tij 10 vjeçar. Së fundmi Nika ka fituar edhe medaljen e artë në Bullgari për librin e tij mbi historinë e filatelisë shqiptare.
