http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kjo qe shihni është një liste e 30 veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare te Arteve. Veprat qe mbajnë emra artistesh si Sali Shijaku, Vilson Kilica apo Danish Jukniu kane dale nga Galeria me firmën e drejtuesit Artan Shabani me qellim vendosjen e tyre përkohësisht ne ambientet e Viles Qeveritare ne Vlore. Por a është ky shembulli i duhur nga një drejtor qe nismën e pare qe mori ishte te kthehen ne galeri te gjitha veprat e shpërndara neper institucione te ngjashme? Duke folur për Vizion Plus, vete Shabani argumenton se veprimi qe ai ka ndjekur është ligjor dhe ka një afat kohor, ndryshe nga sa ka ndodhur me veprat qe ai po grumbullon. Por pavarësisht kësaj procedure për te çuar ne Vlore 30 veprat te fondit, Shabani vijon te mbaje po te njëjtin qëndrim, lidhur me blerjen e veprave te artit nga institucionet qeveritare, ne mënyre qe ato te krijojnë koleksionet e tyre. Deri me tani Galeria Kombëtare ka grumbulluar 140 vepra, te cilat do te ekspozohen për publikun.
