http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te rinjtë shqiptare nuk dine te shkruajnë dhe flasin gjuhen amtare. Mangësitë e theksuara ne gjuhen shqipe deri ne analfabetizëm funksional, shfaqen ne përditshmërinë e nxënësve, por ne mënyre te theksuar gjate testeve kombëtare, ne provimet e lirimit dhe maturës. Ky fakt tashme i njohur behet edhe me tronditës kur pranohet nga ekspertet e gjuhës shqipe. Këshilli Nderakademik i mbledhur për respektimin e shqipes standarde ne shkolla, pas disa ore diskutimesh, shpalli propozimet ndaj Ministrisë se Arsimit. Kërkesat kryesore te akademikeve janë ndarja e tekstit te Gjuhës nga Letërsia dhe mësimi i shqipes te shtrihet deri ne Universitet.

Propozimet e akademikeve te gjuhës shqipe

1. Në arsimin, fillor t'i jepet rëndësi praktikës dhe zotërimit të gjuhës
2. Në sistemin 9-vjeçar, Gjuha Shqipe të jetë lëndë dhe provim më vete
3. Në shkollë të mesme, Gjuha Shqipe të mësohet me programe të reja
4. Lënda e Kulturës Gjuhësore të hyjë në Universitet
5. Të shtohen orët e mësimit të gjuhës amtare
6. Trajnim mësuesve të Gjuhës Shqipe

Krahas problemeve te nxënësve, akademiket bene te ditur edhe nivelin e dobët te mësuesve. Sipas 12 eksperteve te Gjuhës, cilësia e arsimtareve dhe përgatitja e tyre ne fakultetet e mësuesisë është e ulet. Duke mos pranuar tkurrjen e mësimit te gjuhës shqipe ne shkolla, akademiket i kërkojnë Ministrisë se Arsimit dhe institucioneve te tjera, masa te menjëhershme për te frenuar paditurinë e te rinjve ne Gjuhen Amtare.