http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ballkani Perëndimor është në vëmendje të SHBA-së dhe këtë fakt e rikonfirmon edhe vizitat që po zhvillon këto ditë në këto vende, një prej zyrtareve më të larta të Uashingtonit, Viktoria Nuland. Shqipëria është ndalesa e tretë e turit në Europë e zonjës Nuland, ndihmës sekretare amerikane e Shtetit për Europën dhe Euroazinë. Vizitat e saj nisën në Dubrovnik të premten, në Forumun vjetor për Kroacinë, ku ajo mbajti një fjalim për Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet tejatlantike.
