http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />"Projekti final I ndarjes territoriale parashikon ndarjen administrative me 61 bashki". Kështu është shprehur Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, i cili ka njoftuar se Këshilli I Ministrave, bashkë me relacionin, do të dërgojë në Kuvend materialet që kanë të bëjnë me analizën funksionale të të gjithë bashkive të propozuara për hartën e re, si dhe me dokumentacionin e plotë që lidhet me konsultimet. Komisioni i Reformës Territoriale përzgjodhi pak ditë më parë variantin me 61 njësi vendore, e cila iu dërgua për miratim Këshillit të Ministrave dhe tashmë pritet të merret në shqyrtim në Kuvend.