http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ndryshe nga pamja që të ofrojnë nga larg liqeni i Prespes dhe i Ohrit, pranë zonave të banuara ata janë të ndotuar. Me kritike gjendja është në Prespë. 6 fshatra të komunës Pustec i derdhin ujrat e zeza në liqen. Banorët tregojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër pasi në fshatrat e tyre mungon rrjeti i kanalizimeve. Kjo situatë pranohet edhe nga drejtuesit vendor të cilët shprehen të pafuqishëm financiarisht për të ndryshuar situatën e cila ka ndikuar në largimin e turistëve vendas dhe të huaj. E njëjta situatë paraqitet edhe në 22 kilometër vijë liqenore nga fshati Lin deri në hyrje të Pogradecit. Drejtori i shëndetit publik Behar Kastrati tregon për vizion plus se situata në këtë zonë rëndohet në mënyrë të veçantë nga bizneset pranë liqenit. Një situatë alarmante e ka detyruar prefektin e Korçës, Ardian Konomi të zhvillojë një takim me autoritete lokale. Prefekti kërkoi identifikimin e zonave më të ndotura dhe marrjen e masave nga drejtuesit vendore për moslejimin e derdhjes së ujërave të zeza Prespë dhe Ohër.