http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Grupe arkeologësh rikthehen për zbulime të reja në Adrianopol. Në ekspeditën e radhës, në këtë vend të rëndësishëm arkeologjik në luginën e Drinos, synimi i specialistëve është evidentimi i teatrit, restaurimi dhe kthimi i tij në funksion të vizitorëve dhe aktiviteteve kulturore. Arkeologu Dhimitër Çondi tregon se nga gjetjet e deritanishme del se qyteti ka qënë një qendër e rëndësishme e periudhës helenistike ku perandori Adrian ngriti qytetërimin e Adrianopolit. Adrianopoli në periudhën Romake ka qënë qendra administrative nga ku kalonte rruga kryesore që lidhte Epirin e Veriut me Greqinë.