Surprise Me!

Korçë: Aksion i Inspektoratit Ndërtimor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Mbi 250 tabela të vendosura pa kriter në rrugën nacionale të Korçës që tërheqin vëmendjen e shofereve e rrezikojnë të bëhen burim aksidentesh janë hequr gjatë një aksioni të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Këto tabela ishin vendosur kryesisht në akset rrugore në drejtim të pikave kufitare ku edhe lëvizja e automjeteve është edhe më e lartë. Shumica e tabelave reklamuese janë hequr nga fadroma e INUK dhe një pjesë e tyre nga vetë subjektet që i kanë vendosur. Por nuk kanë munguar edhe debatet nga ato subjekte që kanë pretenduar se kanë qenë të pajisur me lejen përkatëse. Aksioni është mbështetur edhe nga këshilli i qarkut të Korçës. INUK do të vijojë edhe ditën e shtunë me largimin e të gjitha tabelave reklamuese të vendosura në kundërshtim me ligjin, sipas të cilit çdo reklamë duhet të vendoset në distancën 20 metra larg njëra tjetrës.

Buy Now on CodeCanyon