http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Komisioni i Ekonomisë shkarkon me unanimitet votash guvernatorin e bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Në një mbledhje emergjente që ka bërë sot komisioni përgjegjës për Bankën e Shqipërisë i ka hapur rrugës procedurës për hapjen e votimit në seancë plenare të enjten e ardhshme të shkarkimit të kreut të bankës qendrore. Deputeti Braçe tha se së bashku me postin e Guvernatorit do të votohet edhe për heqjen nga detyra të kryeinspektores së Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi. Ndërkaq në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund spekulimeve se Shqipëria do të ketë një guvernator të huaj. Rama shkruan se javën që vjen qeveria do tu drejtohet shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për t?u bërë anëtarë të këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ligji për Bankën e Shqipërisë bën Guvernator të saj një prej anëtarëve të bordit drejtues, ndërsa anëtarët e bordit duhet të jenë patjetër shtetas shqiptarë.
