Surprise Me!

PDK mendon për zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Partia Demokratike e Kosovës i sheh edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme si një prej mënyrave të mundshme për kapërcimin e ngërçit institucional.Zyrtarë të kësaj force politike janë shprehur se PDK nuk është e interesuar për zgjedhje të reja, por është e gatshme edhe për këtë variant.?Është hera e pestë që qytetarët e Kosovës po rikonfirmojnë mbështetjen për PDK-në, për punën e mirë që ka bërë deri më tani në qeverisje. Jam i sigurt se edhe nëse shkohet në zgjedhje blloku bllokues do ta marrë atë që meriton, goditjen me votë të qytetarëve të Kosovës. Pra, nëse shkojmë në zgjedhje, jam shumë i sigurt se PDK-ja do të korrë një fitore të thellë dhe bindëse?, ka deklaruar për mediat nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci.Ndërsa zyrtarët e koalicionit opozitar janë të mendimit se zgjedhjet e reja janë të panevojshme, pasi ata e kanë shumicën e nevosme për të formuar institucionet e reja. Më 18 shtator mbahet seanca parlamentare, që është vijim i asaj të 17 korrikut. Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, për t?i hapur rrugën më pas edhe krijimit të qeverisë.

Buy Now on CodeCanyon