http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Vazhdon te mbulohet me mister pyetja e dëshmitarit okular ne procesin ndaj Arben Frrokut i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Ndonëse ishte parashikuar qe dëshmia e tij te zhvillohej këtë te mërkure, me ane te videokonferencës kjo gjë mesa duket nuk u be e mundur, ndonëse qe herët ne mëngjes forcat e sigurisë rrethuan Gjykatën. Pas daljes nga seanca, avokatet mbrojtës te Arben Frrokut thane se e gjithë seanca e cila zgjati mbi katër ore u shoqërua me debate mes akuzës dhe mbrojtjes për shkak te shkeljeve procedurale qe mbrojtja pretendon se ka pasur gjate marrjes se dëshmisë paraprake. Qe ne momentin qe është vendosur pyetja e dëshmitarit te mbrojtur identiteti i te cilit u be publik nga vete i pandehuri, Gjykata ka vendosur zhvillimin e procesit me dyer te mbyllura. Ndërkohë një ditë më parë u mësua se këtij dëshmitari Fatmir Vladi, i është vënë eksploziv në automjet rreth dy javë më parë. Prokuroria prej muajsh ka deklaruar se dëshmia e tij është kyçe për procesin, por deri tani seanca ka dështuar.
