http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Për here te pare lideri i maxhorances Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha u ulen ne te njëjtën tryeze per te diskutuar nje prej çështjeve me te rëndësishme për vendin, reformën ne sistemin e drejtësisë. Por ky takim i pare reflektoi tensionin politik qe ekziston mes 2 rivaleve politike, dhe Edi Rama e Lulzim Basha as dorën nuk i dhanë njeri-tjetrit. Tryeza e thirrur nga presidenti i republikës edhe pse nuk arriti ndonjë konkluzion konkret sherbeu qe secili prej aktoreve politike te beje te qarte pozicionin ne lidhje me ndërhyrjet qe duhen realizuar. Sipas kreu te shtetit konkluzioni me i rëndësishëm i 8 orëve te këtij takimi ishte nevoja qe reforma te jete konsensuale. Konkluzioni i pare i këtij takimi është se reforma ne drejtësi do te behet nëpërmjet nje procesi gjitheperfshires, opozitën, ekspertet, Komisionin e Venecias etj. I rekomandoj ministrit te mbledhë brenda dy javësh një tryeze me aktoret per te miratuar nje udhërrëfyes per reformën ne drejtësi. Pas miratimit te këtij dokumenti ngritjen e grupeve te punës qe do te ktheje udhërrëfyesin ne plan veprimi.Tashme mbetet per tu pare se sa tryeza duhen realizuar deri sa opozita te kthehet ne kuvend e te nise puna per reformën ne drejtësi.
