http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Bashkëpunimi rajonal ne fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ishte tema kryesore e Ministerialit te Kartës së Adriatikut, A5 i cili po zhvillohet këto dite ne Budva te Malit te Zi. Duke folur per rendësinë e këtij takimi, Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli tha se përballë kërcënimeve te shumta bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm. Ky ministerial që vjen menjëherë pas Samitit të Uellsit, diskuton mbi sfidat më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe kapacitet e përbashkëta. Në fund të tij, të pranishmit dolën me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës shprehën vendosmërinë e tyre për të inkurajuar paqen, stabilitetin, duke bashkëpunuar ngushtësisht me aleatët strategjik, si në aspektin politik ashtu në fushën e mbrojtjes.