Surprise Me!

Kredi për sigurinë e kursimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />6% e kursimeve të shqiptarëve janë të siguruara në momentin që ndodh falimentimi i një banke. Por deri më sot vetëm 8 banka ishin të mbuluara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, ndërsa tashmë me një kredi prej 100 milion eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe zhvillim, ky numër bankash shkon në 10. Deri më sot vetëm 3.7% e depozitave mund të kthehen nga kjo agjenci. Zv/Ministri i Financave Erjon Luçi tha se kjo kredi nuk rrit borxhin pasi ministria e financave ka hyrë thjesht garante, dhe kredia do të paguhet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Të gjithë qytetarët që kanë 2.5 milion lekë kursime bankare mund t?i marrin në rastin kur banka nuk mundet dot t?i kthejë ato, ndërsa mbi këtë kufi, Agjencia e Sigurimit kthente 40% të vlerës, tashmë me këtë kredi kjo vlerë shkon në 70 deri në 80%.

Buy Now on CodeCanyon