Surprise Me!

Valë arrestimesh për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Vetëm këtë te marte policia ka proceduar rreth 50 raste per vjedhësit e energjisë elektrike, kryesisht biznese, por edhe familjare. Disa janë arrestuar, te tjerë janë ende ne kërkim, por ka edhe persona qe po hetohen ne gjendje te lire. Aksioni është shtrire ne te gjithë vendin, por arrestimet me te mëdha numërohen ne Tiranë e Kukës. Ky rreth është i pari per nivelin e humbjeve nga lidhjet e paligjshme te energjisë elektrike, ndaj shënon edhe numrin me te larte te rasteve ne ndjekje penale. Ne keto dy dite 60 persona janë proceduar, shumica drejtues biznesesh. Korça nuk mbetet mbrapa edhe pse ky është nje nga qytetet me arkëtimet me te mëdha. Por personat qe janë vene nen hetim per veprën penale te vjedhjes, nuk e kane per here te pare. Sipas drejtuesve te OSHEE ne këtë qark bashkëpunimi vjen nga brenda kësaj drejtorie. 42 kallëzime janë bere ne qytetin e Vlorës, ndërsa ne Fier 14, te gjitha aktivitete tregtare. Operatori i Sistemit te Shpërndarjes atje njofton për prerje te 237 lidhjeve te paligjshme dhe arkëtime vetëm ne këto dy dite te 192 milionë lekeve. Qyteti me më pak kallëzime është ai i Durrësit.

Buy Now on CodeCanyon