Surprise Me!

Nishani: Kandidatët e lakuar në media, spekulim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Një jave pas konsultimeve me liderët e partive kryesore ne vend, ende Presidenti i Republikës nuk e ka dekretuar emrin e Guvernatorit te ri te Bankës se Shqipërisë. institucioni i presidencës ka thyer heshtjen qe ka shoqëruar te gjithë këtë proces vetëm per te saktësuar për Vizion Plus se asnjë prej emrave te publikuar ne media si kandidate per postin e guvernatorit nuk është i vërtete. Presidenca e ka cilësuar spekulim lajmin që qarkulloi 24 orët e fundit ne media se nga 30 personalitetet qe kane aplikuar per postin e guvernatorit jane përzgjedhur 4 emra; Xhentil Demiraj, Edvin Libohova, Arjan Kadareja dhe Marta Muço. Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë i jep kreut te shtetit te drejtën e propozimit te guvernatorit te Bankës se Shqipërisë; por maxhoranca eshte ajo qe e miraton apo e rrezon kandidaturen e dekretuar nga presidenti; duke imponuar kështu marrëveshje mes kryeministrit dhe kreut te shtetit sidomos po te marrim parasysh rendësin qe ka Banka e Shqipërisë dhe per te cilen qofte maxhoranca qofte presidenti; nuk mund ti lejojne vetes nje perplasje si ajo me Gjykatën e Larte ku 3 vende mbeten vakante prej nje viti vetëm per shkak te mungesës se konsensusit. Qe te mos përsëritet e njëjta përplasje kur presidentit i jane rrezuar 5 dekrete per Gjykatën e Larte; te gjithë faktorët politike duket se po perpiqen te arrijnë nje marrëveshje. Kjo përpjekje per kompromis duket se motivon edhe heshtjen qe po shoqëron plotësimin e vendeve vakante ne Këshillin Mbikëqyrës edhe pse Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti i kane tashme aplikantet për 3 vendet vakante. Meqenëse ligji per bankën sanksionon se guvernatori duhet te jete anëtar i Këshillit Mbikëqyrës duket se maxhoranca nuk po zgjedh asnjë prej anëtarëve qe i takojnë duke kërkuar nje marrëveshje me presidentin bujar nishani.

Buy Now on CodeCanyon