http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Elbasani ishte ndalesa e radhës për kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Në vijim të turit në të gjithë qytetet e Shqipërisë, për t?i paraprirë protestës së 22 nëntorit, kreu i Partisë Demokratike është njohur nga afër me problemet dhe vështirësitë ekonomike që po kalojnë qytetaret e kësaj zone. Sipas Bashës, banorët e kanë të vështirë të sigurojnë edhe bukën e gojës, ndërsa çdo ditë përballen me terrorin policor për faturat e energjisë elektrike. Basha: Vende pune jo, rritje rrogash jo, rritje pensionesh jo, këtej rrit çmimet dhe faturat. Një situatë e vështirë paraqitet edhe në zonat rurale.Shumë fermerë dhe prodhues kryesisht të duhanit sipas opozitës, ankohen se qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim që u është dhënë gjatë fushatës elektorale.
