http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />15 Nëntori i këtij viti ka shënuar 70-vjetorin e ndarjes nga jeta te kësaj gruaje qe përkrahu çështjen shqiptare deri ne fund te jetës se saj. Edith Durham, udhëtarja dhe antropologia angleze është kujtuar përmes nje konference shkencore nga historiane shqiptare e te huaj. Elizabeth Gowing, studiuese dhe autore e botimit ?Edith dhe Une?, ndihet e keqardhur qe ne vendin e saj, ne Angli, antropologes i nuk njihet kontributi. Nje tjetër britanik qe e flet shqipen shume mire si David Hosaflook tregon se edhe per te Durham ka qene udhërrëfyesja e pare kur erdhi ne Shqipëri. Studiuesi mbështet faktin se Durham ne fillim te udhëtimit te saj ne Ballkan u interesua per popujt sllav, por me vone, u lidh ngushtësisht me shqiptaret dhe ceshtjen e tyre. Edith Durham shkruajti 7 libra rreth Ballkanit, por ?Shqipëria e Eperme? e botuar ne vitin 1909 eshte libri me i njohur dhe me i rendesishem i ?Mbretëreshës se Maleve?.
