http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Shtëpia e Doktor Florit është vetëm 3 minuta larg ambulancës më të afërt. Duke ditur mirë këtë fakt familjarët e këngëtarit 35-vjeçar akuzojnë sot urgjencën se nuk mbërriti në kohë duke i lënë sot me pengun se Floriani mund të ishte shpëtuar. Ata tregojnë se familja ditën e ngjarjes ka tentuar disa herë të marrë në telefon ambulancën por nga ana tjetër nuk është përgjigjur askush. Në këtë situatë bashkëshortja ka shkuar vetë me vrap në urgjencë e ka kërkuar ndihmën e stafit ndërsa mjekët janë përgjigjur se nuk kanë mjekë në dispozicion. Të gjitha këto akuza hidhen poshtë nga shefi i shërbimit të urgjencës së Tiranës. Duke demonstruar edhe regjistrin e të dhënave të vizitave Naim Lusha sqaron se faktet janë ndryshe. Ata pohojnë se telefonata ka mbërritur në orën 10:05 dhe në 10:08 minuta kanë mbërritur në shtëpinë e tij. Gruaja ka kërkuar ndihmë për një person të alkoolizuar dhe që shfaqte shenja dhune dhe për këtë sipas mjekëve duhet shoqërimi me një efektiv policie. Ambulanca ka shkuar në kohë menjëherë pas telefonatës dhe këngëtarit i është dhënë ndihma e parë. Mjekët e urgjencës shprehen se për këtë rast janë të gatshëm të përballen me ligjin, madje shtojnë se do të bëjnë kallëzim penal për shpifje ndaj këtij shërbimi. Megjithatë kjo çështje ka kaluar në hetimin e prokurorisë. Ndërkohë edhe pse për këtë rast deklarojnë se janë përgjigjur ën kohën e duhur mjekët e urgjencës pohojnë se kanë vështirësi të ofrojnë shërbim për gjithë Tiranën. Në urgjencën e Tiranës çdo ditë mbërrijnë rreth 100 telefonata për të kërkuar ndihmën e shpejt. Por në dispozicion janë vetëm 3 autoambulanca, që edhe sipas shefit të urgjencës nuk mjaftojnë për të mbuluar të gjitha këto raste.Situata pranohet edhe nga ministri Beqaj i cili premton marrje masash. Vetëm pak kohë më parë Ministria e Shëndetësisë miratoi një projektligj për shërbimin kombëtar te urgjencës.